20 Shkurt, 2024 - 4:50 pm
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Kosovë do të fillojë sistemi i rimbursimit të depozitave.
Ai ka bërë të ditur nga kjo do të mund të kthehen për riciklim shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit.
“Sistemi i Rimbursimit të Depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit. Ky sistem njëherësh është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët”, ka thënë Aliu.
Po ashtu, është hapur zyrtarisht thirrja për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD-së)
Ftojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë përmes vegëzës si më poshtë:
https://mmphi.rks-gov.net/News/NewsArticle?ArticleID=1248 /Klankosova.tv/KultPlus.com