23 Maj, 2023 - 11:31 pm
Një kuti kineze e shekullit të 15-të, e cila kaloi pa u vënë re për dekada, është shitur në ankand për rreth 358,000 dollarë, duke kaluar pritshmëritë.
Kutia u ble për vetëm 24 dollarë në vitin 1946 dhe pritej të shitej midis 7,400 dhe 12,400 dollarë kur doli në ankand.
Kutia u krijua gjatë viteve 1430 në punëtoritë perandorake pranë Qytetit të Ndaluar në Pekin, thanë nga ankandi Dreweatts. Ajo mban shenjat e Xuande, perandorit të pestë të dinastisë Ming (1426-1435).
Është një nga vetëm pesë në botë, sipas ankandit. Tre nga pesë pjesët janë në muze ose koleksione institucionale, shtoi Dreweatts, dhe një është në një koleksion privat.
“Kur inspektova për herë të parë pjesën, dukej shumë e mirë për të qenë e vërtetë pasi 99.9% e pjesëve të shënuara me Xuande janë kopje të mëvonshme”, tha eksperti i Dreweatts, Mark Newstead në një njoftim për shtyp.
“Është padyshim një moment kryesor i karrierës sime, ndoshta nuk do të shoh më kurrë diçka kaq të rrallë si kjo, por kurrë mos thuaj kurrë”, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv
Në formë rrethore dhe rreth 12 centimetra në diametër, objekti përmban një dizajn shege të pjekura, degë ari dhe lule. Shegët ishin një simbol i pjellorisë në shekullin e 15-të..
Kjo ishte hera e parë që kutia dilte në ankand në 77 vjet pasi u konsiderua e humbur.
Ajo u ble nga Major Edward Copleston Radcliffe në vitin 1946 dhe kaloi pa u vënë re midis pjesëve më pak të vlefshme të koleksionit të tij kur vdiq në vitin 1967.
Megjithatë, familja e tij më vonë e dërgoi koleksionin në Dreweatts, ku specialistët e kuptuan rëndësinë e tij./KlanKosova/KultPlus.com