14 Gusht, 2020 - 5:44 pm
Me 77 vota për deputetët e Kuvendit të Kosovës ka miratuar Projektligjin për kontrollimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19.
Kanë qenë shtatë deputetë që kanë abstenuar dhe asnjë nuk e ka kundërshtuar këtë projektligj në lexim të dytë, njofton Klan Kosova.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani si inicuese e projektligjit ka falënderuar të gjithë deputetët që e votuan atë.
“Shpresoj që për tema të tilla si sot të jemi të bashkuar”. /KultPlus.com