4 Prill, 2024 - 9:01 am
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë solemne me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Betejës së Koshares.
Seanca pritet të fillojë në ora 10:00.
Ndryshe në Betejën e Koshares, ranë 114 Dëshmorë të Kombit, prej të cilëve ka të dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës.
Në këtë betejë kishin marrë pjesë edhe vullnetarë ndërkombëtar, shtetas të huaj nga: Italia, Franca etj. / KultPlus.com