8 Shkurt, 2021 - 8:54 pm
Rita Ora pak më parë publikoi një pjesë nga spoti i saj ku shihet e veshur me veshje kombëtare shqiptare, shkruan KultPlus.
E për këto veshje është përkujdesur dizajneri shqiptar Valdrin Sahiti.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Sahiti i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka shkruar se ka krijuar këtë kryevepër për t’iu përshtatur asaj që këngëtarja ka bërë për vendin tonë.
“Rita Ora – krenaria dhe gëzimi i popullit shqiptar – së pari hapi dyert tona për botën dhe vendosi Kosovën në hartë. Edhe këtë herë, ajo po vazhdon të shkëlqejë dhe të na bëjë krenarë. Për këtë projekt, ajo më tha se donte t’i “tregonte të gjithëve stilin tonë tradicional dhe etnografik”, kështu që unë krijova këtë kryevepër për t’iu përshtatur gravitetit të asaj që ajo ka bërë për vendin tonë”, ka shkruar ai.
Kënga e re e Orës do të publikohet më 12 shkurt dhe është bashkëpunim me David Guetta, Gunna dhe Khea./ KultPlus.com