10 Nëntor, 2019 - 11:30 am
Një çift nga Texasi me moshë të kombinuar prej 211 vjetësh janë emëruar si çifti më i vjetër në botë nga Libri Guinness i Rekordeve.
Njoftimi vjen një muaj para se John Henderson, 106 vjeç, dhe Charlotte, 105 vjeçe nga Travis County, të festojnë 80-vjetorin e tyre të martesës më 15 dhjetor, shkruan Daily Mail
Kur çifti kanë lidhë kurorë, ishte gjatë Depresionit të Madh në vitin 1939.
Kohërat kanë ndryshuar shumë që nga atëherë, por dashuria e tyre qëndruar e njëjtë në testin e kohës, transmeton KultPlus. Dhe sekreti i jetës së gjatë dhe martesës së lumtur?
Jetoni jetën në përmbajtje dhe tregohuni i përzemërt me gruan tënde”, ka thënë John për CNN.
Çifti është takuar në vitin 1934 gjatë studimeve në Universitetin e Texasit. Johni ishte mbrojtës në ekipin e universitetit të futbollit, ndërsa Charlotte mësonte për t’u bërë mësimdhënëse.
Në fakt, Johni tani është futbollisti më i vjetër i gjallë i Univesitetit të Texasit dhe çdo vit merr pjesë në së paku një lojë, një traditë që ai e ruan për 84 vjet.
Ata janë ende të shëndetshëm dhe John bën një regjim ushtrimesh çdo ditë.
Në vitin 2009, çifti është shpërngulur në Longhorn Village, një kompleks për të moshuarit. / KultPlus.com