14 Qershor, 2020 - 12:24 pm
Fshati turistik Qeparo në jug të Shqipërisë konsiderohet si një nga më të bukurit, i cili ka mahnitur gruan e princit Charles, dukesha e Cornwall-it, Camila Parker Bowles dhe u kërkua të blihej dikur nga gruaja e pronarit të Mercedes, e cila dëshironte ta kthente në një vend të denjë për turizmin dhe kinemanë, por nga ana tjetër renditet si i fundit në listën e përzgjedhjeve të shqiptarëve, vendosëm t’i kushtonim një artikull se pse duhet të pushoni në Qeparo.
Qeparoi është pjesë e Rivierës Shqiptare i pozicionuar në komunën e Himarës, Vlorë. Emri mendohet se vjen nga fjala greke “kipos” që do të thotë kopsht. Ky fshat mbetet një nja destinacionet më bukura në Shqipëri që duhet vizituar të paktën një herë në jetë.
Qeparo është një destinacion fantastik pasi është një kombinim i përsosur mes detit dhe malit. Fshati nuk është “i rrëmujshëm” si Dhërmiu për shembull, por kjo s’do të thotë se nuk është interesant.
Disa nga vendet turistike që mund të vizitoni janë manastiri i Shën Dhimitrit në qendër të fshatit, ose të eksploroni fshatin e vjetër, që është një fshat i përbërë nga rrugica të ngushta me kalldrëm dhe shtëpi prej guri të braktisura. Fshati ndodhet sipër në mal, ndaj merrni me vete gjithë mjetet e nevojshme (ujë, kapele, SPF, ushqime, fruta të thata). Rruga do të jetë e lodhshme, por pamja fantastike.
Në Booking mund të gjeni shtëpi pushimi, dhoma plazhi dhe hotele. Çmimet janë të ndryshme, por nisin nga afro 3,000 lekë/natë./anabelmagazine/