3 Janar, 2020 - 11:30 am
“Fillimi në Amerikë nuk ishte edhe aq i lehtë mirëpo dominova shpejtë”
Shqiptari nga LLojani i Kumanoves me uniforme ushatarake amerikane priti sekretares se SHBA-ve Medlin Ollbrajt ne një pike rrezistence gjatë luftës së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ajaz Emini është nga fshati Llojan i Kumanovës si shumë shiptarë nuk e zgjodhi mërgimin, por I’a imponoi regjimi “Jugosllav” dhe ai si student i gazetarisë ne Universitetin e Prishtinës ishte i detyruar të largohet nga vendlindja ne vitin 1979 për të gjetur një strehim të sigurt dhe me perspektivë. Ai kishte zgjedhur SHBA-të shkaku i përndjekjes nga pushteti serb.
Duhet theksuar se Ajaz Emini i cili brenda një muaji, gjatë bombardimeve të Serbisë mbante dy uniforma ushtarake, atë amerikane dhe atë të UÇK-së.
Thuhet se ai, dhjetë vite e ka mbajtur “top-secret” për shkak marrëveshjes me forcat amerikane, dhe ishte në lidhje dhe bashkpunim të ngushtë me forcat e NATO-s të cilat çliruan Kosovën.
Në vitin 1998 vendos t’i bashkohet formacionit ushtarak shqiptaro-amerikan “Atlantiku, që t’i bashkëngjitet UÇK-së. në të njëjtën kohë ai merr ofertë nga ushtria amerikane dhe e pranon, pasi vlerëson se aty mund të japë kontribut më të madh.
“UÇK përmes informonte gjeneralin shqiptar Kudusi Lame për pozitat e forcave serbe në Kosovë, duke ia dërguar koordinatat për vendndodhjen e tyre. Më pas unë i përktheja ato të dhëna dhe i dërgoja në selinë e NATO-s në Bruksel. Prej Brukseli urdhri shkonte në Aviano prej ku niseshin aeroplanët e NATOs dhe bombardonin forcat serbe”, është shprehur Emini, përcjell albinfo.ch. /KultPlus.com