La Bourgonge Républicaine në vitin 1955: Kur Shqipëria komuniste refuzonte ndihmën e ShBA-ve

18 Tetor, 2020 - 6:06 pm

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Tetor 2020

“La Bourgogne Républicaine” ka botuar, të martën e 8 marsit 1955, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me refuzimin e Shqipërisë ndaj ndihmës së propozuar asokohe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria refuzon prodhimet ushqimore amerikane

Paris, 7 Mars (A.C.P.) – Agjencia e shtypit shqiptar raporton se qeveria e Tiranës ka refuzuar ofertën amerikane për të shpërndarë ushqime në Shqipëri për të luftuar “një krizë të pretenduar”.

Qeveria e Tiranës hedh poshtë “me indinjatë” propozimin amerikan, të cilin e konsideron të barazvlefshëm “me një ndërhyrje të huaj” në punët e saj të brendshme./darsiani/ KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-bourgogne-republicaine-1955-kur-shqiperia-komuniste-refuzonte-ndihmen-e-shteteve-te-bashkuara-te-amerikes/?fbclid=IwAR1DoydOgHNwGPmtR-2sUD0mncGPe6MCnkzjSmRtImTJezriPZSsIUObFW8

Të ngjajshme