Lady Di, çrregullime mendore që nga fëmijëria

13 Shtator, 2019 - 10:23 pm

Princi Charles, sipas mendimit të shumë njerëzve, është fajtori kryesor për shkatërrimin e jetës së princeshës Diana. Sipas informacioneve më të reja, princesha qysh në moshën shumë të re vuajti nga një varg problemesh psikologjike.

Edhe pse gjithmonë dukej e lumtur, gjendja e saj mendore ishte larg ideales. Prapa dyerve të mbyllura dhe pa dritat e reflektorëve, Diana ishte një femër e dëshpëruar, e cila, sipas shkrimeve të fundit të tabloideve të huaja, kishte vuajtur nga një varg problemesh psikologjike që në moshë të re. Martesa me princin Charles u shkatërrua për shkak të tradhtisë së tij, por pyetja është nëse gjendja psikike e Dianës ka qenë e keqe qysh më përpara.

Ishte pikërisht tradhtia e Charles ajo që e shkaktoi shkatërrimin më të madh në jetën e Lady Di, dhe kjo u mësua kur u publikua biseda në të cilën ajo e pranoi se sa shumë e kishte goditur kjo atë, shkruan KOHA Ditore. Princesha e pranoi se ishte sëmurë nga bulimia: ‘Bulimia filloi disa javë pas fejesës sonë. Bashkëshorti im e vendosi dorën në bel dhe tha se jam trashur pak. Kjo theu diçka në mua. Fillova të mendoja për të dhe Camillën’, tha Diana në atë kohë, duke e shokuar publikun.

Image

Lidhja me Camille Parker Bowles filloi në vitin 1970, kur princi Charles dhe ajo u takuan në një ndeshje të polos. Por familja mbretërore vendosi që Camilla nuk ishte e përshtatshme për oborrin mbretëror. Charles dhe Camilla më vonë e ripërtërinë lidhjen e tyre pavarësisht faktit se ata të dy ishin të martuar.

Të gjitha këto reflektuan keq tek Diana. Menjëherë pas martesës, jeta mbretërore filloi ta ngufatë princeshën e re, dhe ajo më vonë e pranoi se për shkak të të gjithave kishte sulme paniku. ‘Nuk e kam pasur asnjë moment paqeje. Tabloidët shkruanin gjëra të tmerrshme për mua, bënin pyetje shumë personale dhe unë vetëm ecja nga një pritje në tjetrën. Nuk isha mjaft e pjekur për këtë lloj presioni publik ose për pritjet e familjes së re në të cilën kisha hyrë”, tha Diana.

Image

Përveç kësaj, jeta e vështirë e kësaj princeshe nuk filloi me martesë, por shkoi keq në fëmijëri. Prindërit e saj u shkurorëzuan kur ajo ishte vetëm 7 vjeç, dhe kjo thuhet se e kishte goditur shumë atë. Përveç kësaj, ajo u ndje e harruar dhe e pambrojtur, sepse prindërit e saj ishin të orientuar drejt vetes, Diana kishte vuajtur gjatë gjithë jetës së saj nga vetëbesimi i ulët dhe depresioni, i cili u shfaq për herë të parë në vitet e saj të adoleshencës. Meqë ishte vazhdimisht nën syrin vigjilent të publikut, Diana i fshehu problemet e saj psikike gjatë gjithë jetës së saj – gjë që vetëm sa i përkeqësoi ato./koha.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme