Lajmi i fundit në BBC: Oxford zbulon vaksinën kundër coronavirusit

20 Korrik, 2020 - 4:46 pm

Një vaksinë kundër koronavirusit, e cila është zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, duket se është e sigurt për përdorim dhe mund ta nxisë sistemin imunitar të njeriut për të reaguar.

Në testim ishin të përfshirë 1,077 persona, ku u dëshmua se vaksina e ka nxitur prodhimin e antitrupave dhe rruazave të bardha të gjakut, të cilat mund ta luftojnë virusin, shkruan BBC.

Këto rezultate janë shumë premtuese, por ende është shumë herët që të dihet nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje, prandaj disa testime më të mëdha janë në proces e sipër.

Bëhet e ditur se Britania e Madhe tashmë i ka porositur 100 milionë doza të kësaj vaksine.

Vaksina e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 është duke u zhvilluar me një shpejtësi të pashembullt. Ajo përbëhet nga një virus i modifikuar gjenetikisht që e shkakton të ftohurën e zakonshme. /KultPlus.com

Të ngjajshme