29 Prill, 2021 - 3:22 pm
Pas dy dekada të punës në rehabilitimin dhe fuqizimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, katër organizatat e autorizuara për të mbështetur të mbijetuarit në procesin e aplikimit për njohjen ligjore të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës: Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës; Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave; Medica Gjakova dhe Medica Kosova bashkuan forcat për të avansuar tutje statusin dhe të drejtat e të mbijetuarve duke themeluar Platformën “Bëhu Zëri Im”, përcjellë KultPlus.
Platforma Bëhu Zëri Im do të shërbejë si pikë referente në përfaqësimin e interesave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në proceset e adresimit të çështjeve që ndërlidhen me drejtësinë tranzicionale, statusin, të drejtat dhe fuqizimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar. / KultPlus.com