Lansohet produkti inovativ në industrinë e veturave, Osmani: Inovacioni ka një rol përmbajtësor në zhvillimin e vendit

19 Shkurt, 2024 - 1:11 pm

Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në promovimin e një produkti inovativ të kompanisë Gjirafa në tregun e veturave, nga ku tha se ky produkt është tash “shenjë identifikuese e shtetësisë sonë”. Partneriteti me tregun më të madh të veturave në Europë. “Carvago”, kjo u konsiderua revolucion në industrinë e veturave në Kosovë.

“Vërtetë kënaqësi për të promovuar një produkt inovativ të kompanisë Gjirafa, që shënon shenjë identifikuese të shttetit tonë. Çdo ditë e më shumë po bëhet imazhi ynë. Gjirafa është një ndër rrëfimet e suksesit që nuk është vetëm e jona. Kjo tregon që Kosova mund të tregojë më shumë se kaq, tha ajo.

Presidentja tha se nga këto do të përfitojë shteti, por edhe se ajo do të ndikojë në jetën e qytetarëve.

“Kosova është e interesuar të lidhet sa më shumë me tregun evropian dhe Carvago është një mundësi e tillë. Është kënaqësi që sot bashkëpunimi me Çekinë e thellon partneritetin tonë, me një shtet që ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës, që ka qenë jo vetëm katalizator ekonomik, po edhe katalizator që të rinjtë tanë të ecin lirshëm drejt Evropës”, tha Osmani.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti u shpreh se sot po festojmë një sukses kolektiv të sektorit të teknologjisë digjitale.

“Po e inaugurojmë hapjen e një kompanie të re “Caravgo by Gjirafa”, një partneritet ky mes kompanisë Gjirafa dhe asaj Carvago Holding nga Republika Çeke. Kërcimi mbresëlënës prej 113% që do të thotë më shumë se dyfishim në eksportin e shërbimeve në vitin 2022 e bënë sektorin e teknologjisë, sektor me rritjen më të shpejtë në vendin tonë. Qeveria jonë është e përkushtuar për tërheqje të investimeve në këtë sektor”, tha Kurti.

Ai shtoi se gjatë këtyre tre viteve kemi bërë hapa të rëndësishëm në avancimin tonë demokratik.

“Ekonomia digjitale ka nevojë për autostrada digjitale, për qarkullim të shpejtë e të sigurt të të dhënave. Teksa përurojmë partneritetin mes Gjirafës dhe Carvagos, të festojmë edhe suksesin kolektiv të sektorit të teknologjisë digjitale në Kosovë. Ky bashkëpunim është dëshmi që rritja vjen përmes inovacionit dhe jo përsëritjes”, u shpreh Kurti. / KultPlus.com

Të ngjajshme