9 Shtator, 2020 - 9:00 pm
“Dune” vlerësohet si njëra ndër librat fanta-shkencë më të mirë ndonjëherë. E adaptimi i tij më në fund është bërë edhe në film.
Sot është lansuar traileri i parë i filmit me të njëjtin emër me regji të Denis Villeneuve, i cili e sjell në ekran novelën ikonike të Frank Herbertit.
Në të paraqiten Timothee Chalamet, Rebecca Ferguson, Oscar Isaac, Stellan Skarsgard, Zendaya, Jason Momoa, Josh Brolin, Dave Bautista dhe Javier Bardem, shkruan The Verge.
Villeneuve nuk është i panjohur për zhanret fanta-shkencë, kjo pasi më herët kishte bërë filmat “Arrival” dhe “Blade Runner 2049”.
“Dune” është planifikuar të jetë i pari nga dy filmat që do të bazohen në librat origjinal të Herbertit. Filmi i sivjetmë pritet që të mbulojë pjesën e parë të novelës, derisa filmi i dytë (që ende nuk ka ndonjë titull apo datë se kur pritet të lansohet) do të mbulojë pjesën e mbetur të novelës.
Në teatër “Dune” do të jetë më 18 dhjetor 2020.