Laureati rus që nuk i nënshtrohet Rusisë, i është thënë të refuzojë çmimin Nobel

10 Dhjetor, 2022 - 11:35 pm

Një treshe nga tre kombet në qendër të luftës në Ukrainë pranuan çmimin Nobel për Paqe të shtunën, duke bërë thirrje për një luftë të pandërprerë kundër pushtimit “të çmendur dhe kriminal” të liderit rus Vladimir Putin, transmeton KultPlus.

Bashkëfituesi rus i Çmimit Nobel të Paqes të këtij viti ka thënë se autoritetet e Kremlinit i thanë që ta refuzonte çmimin

Yan Rachinsky, i cili drejton Memorialin, tha se atij iu tha të mos e pranonte çmimin sepse dy bashkëlaureatët e tjerë – një organizatë ukrainase për të drejtat e njeriut dhe mbrojtësi i të drejtave bjelloruse i burgosur – u konsideruan “të papërshtatshëm”.

Memorial është një nga grupet më të vjetra të të drejtave civile në Rusi dhe u mbyll nga qeveria vitin e kaluar.

Ministria e Jashtme ruse është kontaktuar për koment.

Në një intervistë me programin HARDtalk të BBC-së, Rachinsky tha se organizata e tij ishte këshilluar të refuzonte çmimin, por “natyrisht, ne nuk e morëm parasysh këtë këshillë”. /KultPlus.com

Të ngjajshme