6 Shtator, 2024 - 8:33 pm
Muzikanti dhe pianisti i Jazz-it Sergio Mendes ka vdekur në moshën 83-vjeçare në Los Anxhelos, njoftoi familja e tij në një deklaratë, sipas TMZ.
Mendes ishte një muzikant brazilian me famë botërore, i cili bashkëpunoi me artistë të mëdhenj të Jazz-it si, Herb Alpert dhe Cannonball Adderley gjatë karrierës së tij gati 60-vjeçare.
Ai fitoi një “Grammy”, dy “Latine Grammys” dhe u nominua për një çmim “Oscar” në 2012 me këngën “Real in Rio” – kolona zanore në filmin e animuar “Rio”.
Grupi i tij me famë botërore “Brasil ’66” ndihmoi në popullarizimin e Bossa Nova, një stil Jazz i sambas.
Albumi i vitit 1966 “Herb Alpert Presents Sergio Mendes & Brasil ’66” regjistroi 1 milion shitje – dhe kënga e tij në krye të listës “Mas Que Nada” u ripërpunia më vonë me grupin amerikan “Black Eyed Peas”, në 2006.
Mendes ishte subjekt i filmit dokumentar të vitit 2020 “Sergio Mendes: In the Key of Joy”. Ai filloi karrierën e tij si pianist klasik përpara se të kalonte në Jazz dhe Bossa Nova.
Ai publikoi albumin e tij debutues “Dance Moderno” në vitin 1961, dhe bashkëpunoi me muzikantët e Jazz-it Cannonball Adderley dhe Herbie Mann.
Interpretimi i tij në vitin 1967 i këngës së Burt Bacharach “The Look of Love” u bë më popullor se regjistrimi i Dusty Springfield, i cili u shfaq në filmin “Casino Royale” të James Bond të vitit 1967.
Mendes ishte i martuar me Gracinha Leporace, një këngëtare braziliane, me të cilën kishte pesë fëmijë./KultPlus.com