13 Janar, 2023 - 10:29 am
Është lëshuar për qarkullim të autobusëve urbanë dhe automjeteve emergjente rruga ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë, përcjell KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Trafikut Urban përmes një postimi në Facebook.
Në vijim gjeni njoftimin:
Njoftohen qytetarët se nga data 13.01.2023 do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”.
Autobusët përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h.
Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm./ KultPlus.com