15 Qershor, 2023 - 1:10 pm
Një letër e kompozitorit austriak, Wolfgang Amadeus Mozart, të cilën e ka shkruar në moshën 26-vjeçare ku zbulon dramën e dashurisë që po jetonte në atë kohë, pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm nga Christie’s në Londër.
E shkruar në verën e vitit 1782 , letra me dy faqe tregon se ai kërkon këshilla nga një mik i ngushtë pas një “keqkuptimi” me vjehrrën e tij të ardhshme.
Mozart shkroi shumë letra gjatë jetës së tij, por kreu i librave dhe dorëshkrimeve të Christie, Thomas Venning tha se është e rrallë të shohësh një të tillë në ankand.
Mozart dhe Constanze u martuan pak pasi u shkrua letra dhe ishin bashkë deri në vdekjen e tij në 1791 në moshën 35 vjeçare.
Letra pritet të shitet çmimin më të lartë për një letër të Mozartit deri më sot me një vlerësim midis 300,000 – 500,000 £. / KultPlus.com