8 Janar, 2022 - 4:00 pm
Një letër e dërguar nga një ushtar amerikan i stacionuar në Gjermani për nënën e tij në Massachusetts është dorëzuar 76 vjet pasi u dërgua.
Ushtari John Gonsalves, 22 vjeç në atë kohë, i shkroi nënës së tij në Woburn në dhjetor të vitit 1945 pas përfundimit zyrtar të Luftës së Dytë Botërore, transmeton KultPlus.
Letra do të qëndronte e pahapur për më shumë se 75 vjet përpara se të gjendej në një objekt të shpërndarjes së Shërbimit Postar të SHBA në Pittsburgh.
“E dashur mami, mora një letër tjetër nga ju sot dhe u lumturova kur dëgjova se gjithçka ishte në rregull”, thuhet në letër.
“Sa për veten time, jam mirë dhe kaloj mirë. Por për sa i përket ushqimit është shumë i keq shumicën e kohës.”
Ai nënshkroi letrën: “Dashuri dhe puthje, djali juaj Johnny. Do të shihemi së shpejti, shpresoj.”
Gonsalves vdiq në vitin 2015. Nëna e tij ka vdekur poashtu. Por USPS gjeti një adresë për të venë e tij, Angelina, të cilën ushtari e takoi pesë vjet pasi dërgoi letrën.
Krahas postës disa dekadash, punonjësit e USPS dërguan edhe një letër të tyren, duke thënë se “dorëzimi i kësaj letre ishte me rëndësi të madhe për ne”.
Pasi familja Gonsalves mori letrën, ata thirrën objektin dhe i falënderuan.
“Imagjinoni këtë! Shtatëdhjetë e gjashtë vjet!” tha Angelina Gonsalves.
“Thjesht, nuk mund ta besoja. Dhe pastaj vetëm shkrimi i tij ështëgjithçka. Ishte thjesht kaq e mahnitshme.”./KultPlus.com