3 Korrik, 2022 - 7:10 pm
Të martën, në Soma Book Station organizohet një prezantim modest për krijmtarinë e poetit Xhevdet Bajraj, ku do të lexohen edhe disa prej poezive të tij, shkruan KultPlus.
Poet me një zë të vetin Poetik, Xhevdet Bajraj ka qenë ndër autorët e letërsisë shqipe që gjatë kohërave të turbullta kishte një guxim të shprehjes së lirë, ai ishte aktiv në poezi, drama dhe përkthime. Ishte profesor ne Mexico City dhe kohën e tij ma t’mirë e kalonte në vendëlindjen e tij në Rahovec, ai ishte me këmbë në Meksikë e zemër në Kosovë. Pjesmarrja e tij në letërsinë shqipe është e randësishme për gjeneratat që vijnë, ai është përkthyer në shumë gjuhë të botës, puna e tij është vlerësuar disa herë me cmim për librin ma të mirë në poezi e drama. Xhevdeti ka qenë nji pikë e madhe në radarin e letrarëve edhe ashtu do t’mbetet duke ndikuar gjeneratat e reja me guximin e tij për interpretimet e shoqnisë. Ai flet për dashurinë, jetën, lirinë, çorroditjet, pijen, engjujt dhe driten e yjeve duke e kthy nji pasqyrë të hidhur ndaj ironisë dhe fatit të njeriut në kohë.
Eventi do të fillojë nga ora 19:30, derisa poezitë do të lexohen nga: Alketa Sylaj, Armend Smajli, Carlos Gonzales dhe Shpetim Selmani. /KultPlus.com