1 Shtator, 2020 - 11:00 pm
Liam Gallagher ka zbuluar se më 2021 do të lansojë albumin e tij të tretë.
Megjithatë, ai ka thënë se gjatë këtij viti do të publikojë ndonjërën prej këngëve, shkruan NME.
Ish-këngëtari i Oasis kishte lansuar këngën “Why Me? Why Not”, në shtatorin e vitit të kaluar, transmeton KOHA.
Një fans sot e ka pyetur në Twitter se a po e sjellë LP3 “këtë vit apo vitin tjetër”?.
Gallagher i është përgjigjur duke i thënë se, “vitin tjetër, por do të lansojë diçka këtë vit”.