18 Nëntor, 2023 - 3:00 pm
Liberalizimi i vizave për Kosovën ishte një lajm që të gjithë po e prisnin, shkruan KultPlus.
Nga 1 Janari i vitit që po vjen, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin në shtete evropiane pa viza.
Kur kanë mbetur edhe rreth gjashtë javë nga kjo ditë, Ambasada Gjermane në Prishtinë ju ka uruar kosovarëve udhëtime të këndshme në Gjermani.
“Kur jeni në Berlin, mos harroni të vizitoni Ishullin Muze”, thuhet në një postim të bërë në platformën X nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Parlamenti Evropian ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët, duke u dhënë të drejtën të lëvizin të lirë në zonën Schengen nga 1 janari i vitit 2024. /KultPlus.com