Librat në gjuhën shqipe janë dërguar edhe në Spanjë

1 Dhjetor, 2019 - 5:50 pm

Qendra e Botimeve për Diasporën në Shqipëri ka dërguar tekste shkollore në gjuhën shqipe edhe në Spanjë, shkruan KultPlus.com

Kjo bëhet e ditur përmes një postimi në Facebook teksa Spanja nuk është vendi i vetëm ku janë dërguar këta tekste. Gjatë dy muajve të fundit, Ministria e Diasporës në Shqipëri vazhdimisht ka furnizuar me tekste në gjuhën shqipe shkolla të ndryshme në Europë.

“Nxënësit e shkollës shqipe në Spanjë njihen me njëri-tjetrin dhe pajisen me tekstet shkollore, të cilat janë dërguar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Të ngjajshme