Librat pro-demokracisë largohen nga libraritë në Hong Kong

5 Korrik, 2020 - 3:24 pm

Librat e shkruar nga figurat pro-demokracisë janë larguar nga libraritë publike në Hong Kong pas implementimit të ligjit kundërthënës të sigurisë nacionale, shkruan BBC.

Librat do të rishikohen nëse shkelin ligjin e ri, ka thënë autoriteti që udhëheq libraritë.

Kundërshtarët e ligjit thonë se shkel liritë në rajonin gjysmë-autonom të Kinës. Pekini ka mohuar këtë. Që kur ka hyrë në fuqi ligji i sigurisë të martën, disa aktivistë të shquar pro-demokracisë janë larguar nga pozitat e tyre. Një nga ta, Nathan Law, ka ikur nga vendi.

Së paku nëntë libra nuk janë në dispozicion apo janë “nën rishikim”, sipas gazetës “South China Morning Post”. / KultPlus.com

Të ngjajshme