29 Gusht, 2020 - 1:07 pm
“Më mirë është që të braktiset takimi dhe të mos shkohet në Bruksel më 7 shtator 2020, sesa të hapet dhe të negociohet çështja e Manastirit të Deçanit dhe ajo e rrugës Deçan-Plavë me shtetin serb”.
Lidhja e Historianëve – Dega në Deçan i është drejtuar me letër Kryeministrit Avdullah Hoti rreth Manastirit të Deçanit.
Sipas kësaj dege, më mirë është që të braktiset takimi dhe të mos shkohet në Bruksel më 7 shtator 2020, sesa të hapet dhe të negociohet çështja e Manastirit të Deçanit dhe ajo e rrugës Deçan-Plavë me shtetin serb, njofton Klan Kosova.
“Hapja e kësaj teme në Bruksel, është ndërhyrje e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës. Andaj, edhe një here e përsërisim kërkesën tonë që të mos hapet kjo teme në bisedime me palën serbe”.
“Pala serbe, hapjen e temës së rrugës Deçan-Plavë dhe atë të Manastirit të Deçanit, e bene me qëllim të vetëm, që të fitoj në kohë dhe kjo teme të merr rrugë tjetër, pra rrugën që Manastirit i Deçanit dhe manastiret e tjera të uzurpuara nga serbët në Kosovë, të futën si zona të veçanta me extra territore në Marrëveshjen përfundimtare e cila është duke u përgatitur mes shtetit të Kosovës dhe atij Serbisë”.
“Pra, është rrezik tepër i madh që manastiret dhe kishat ortodokse të fitojnë një status special, i cili status do të ju mundësonte mos nënshtrim ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është tepër e dëmshme për shtetin e Kosovës, për organizimin e brendshëm të shteti tonë dhe për gjitha komunitete tjera në vend, sepse nuk duhet lejuar priviligjimi i një komuniteti fetare dhe diskriminim e të tjerave në Republikën e Kosovës”.
“Pra, Kryeministër mos prano që tema e Manastirit të Deçanit të hy në bisedime, dhe assesi mos pranoni që manastiret dhe kishat ortodokse të kenë status extra territore në Marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, sepse do të i behej dem shumë i madh dhe i pa riparueshëm Republikës së Kosovës. Ku gabim nuk do të ju falët e as juve, as kujt do qoftë që negocion në emër të Republikës së Kosovës”.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë: