Ligjërata e akademikut Mehmet Kraja: Shqipëria e Kosova, vende të vogla për të krijuar dy letërsi të ndara

25 Prill, 2024 - 10:33 am

Letërsia e Shqipërisë dhe letërsia e Kosovës janë dy letërsi me përvoja dhe zhvillime të ndryshme. Ato i bashkon shqipja, gjuha e tyre e njëjtë.

Ky ishte thelbi i një ligjëratë që akademik Mehmet Kraja ka mbajtur në qendrën Sotir Kolea.

Sipas Krajës, letërisa e Kosovës u zhvillua kryesisht pas luftës së dytë botërore në ndryshim nga letërsia shqipe që ka një traditë më të gjatë të shkrimit. Diferencimeve i shtohet edhe fakti që Kosova deri në vitet ’90 nuk kishte gjuhën shqipe gjuhë të parë.

Megjithatë, sipas Krajës, jemi një vend dhe i vogël për të krijuar dy letërsi të ndara./topchannel/KultPlus.com

Të ngjajshme