19 Mars, 2025 - 5:25 pm
Më 21 mars, nga ora 12:00, në Qendrën ‘Barabar’ do të mbahet ligjërata publike me temën “Aktivizmi Feminist dhe Arti Feminist”.
Ligjëratat do të sjellin në fokus rëndësinë dhe ndikimin, historinë dhe zhvillimin, praktikat dhe metodat e aktivizmit feminist dhe artit feminist, përmes ligjërueseve:
Leonida Molliqaj – Aktivizmi Feminist
Drita Kabashi – Arti Feminist
Ky aktivitet organizohet nga Indefinite Institute në partneritet me Friedrich Ebert Stiftung dhe mbështetet nga Barabar Centre dhe Integra.