23 Korrik, 2022 - 8:30 pm
Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton KultPlus.
Ky është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën.
Më shumë se 16,000 raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Kishte pesë vdekje deri më tani si rezultat i shpërthimit”, shtoi ai.
Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin. /KultPlus.com