17 Tetor, 2021 - 9:55 pm
Artistja Liliana Çika befason me ekspozitën e saj personale “ Në kufijtë pa fund të krijimit pamor “ çelur në Muzeun Historik Kombëtar . Tragjedinë e humbjes së të birit arriti t’a kthente në forcë, përmes pikturës.
Edhe pse prej 15 vitesh u prek nga sëmundja e parkinsonit që i shkaktoi paralizë, ajo nuk u ndal.
Artistja në qendër të veprës së saj si në pikturë e më herët në skulpturë ka femrën me gjithë ndjesitë e saj.
Kritikja e artit Suzana Varvarica kuratore e ekspozitës, veçon modernizmin shquar edhe nga kritiku i njohur Vittorio Sgarbi.
Një tablo mjaft domethënëse është dasma e saj, të cilën e shpjegon me detaje.
Varvarica thotë se kjo ekspozitë përshkruan gjithë jetën e saj. E kuqja është dominante madje edhe në nudo.
Ekspozita do të qëndroj e hapur për disa ditë në muze./abcnews/KultPlus.com