Liqeni akullnajor i Dashit në Doberdol të Tropojës, destinacion i vizitueshëm turistik

21 Gusht, 2022 - 2:30 pm

Kryeministri Edi Rama përcolli mbrëmjen e djeshme pamje nga Liqeni i Dashit në Doberdol të Tropojës.

“Liqeni i Dashit në Doberdol të Tropojës. I ruajtur me statusin e Monumentit të Natyrës si një prej liqeneve më të mëdhenj akullnajorë, shtrirë mes kullotave alpine të Parkut Kombëtar të Alpeve të krijuar rishtazi këtë vit që zgjeroi sipërfaqen e zonave të mbrojtura në Shqipëri, ofron peizazhin piktoresk që është kthyer në një destinacion të vizitueshëm turistik”, shkruan Rama.

Qeveria me vendim të datës 26 janar 2021 ka zgjeruar sipërfaqen e mbrojtur të Parkut Natyror “Alpet e Shqipërisë” duke kthyer ato në destinacion turistik.

Alpet Shqiptare janë ndër zonat më të frekuentuara nga turistët e huaj por edhe ata vendas, për peizazhet spektakolare që ofrojnë dhe klimën e shëndetshme./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme