20 Shtator, 2024 - 2:31 pm
Sonte ngre siparin Tirana International Dance Festival me shfaqjen e mirënjohur botërore. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale ministri për kulturën Blendi Gonxhja.
Koordinator i projektit do të jetë dhe koreografi i njohur Angjelin Preljocaj që e ka vën Shqipërinë në hartën botërore të baletit.
Ai sot ka mbajtur dhe një konferencë përgatitore për shtyp për të shënuar fillimin e një sërë aktivitetesh artistike.
“Koreografi Shqiptar me famë botërore Angjelin Preljocaj në një konferencë frymëzuese për shtyp që shënon fillimin e një serie aktivitetesh artistike në Shqipëri, International Dance Festival, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe Bashkisë Tiranë!
Ky Festival i Baletit Bashkëkohor do të shndërrojë Tiranën, për tre javë në një kryeqendër të baletit bashkëkohor të niveleve ndërkombëtare dhe do të përqendrohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Teatrit Kombëtar, Sheshit “Skënderbej” dhe në oborrin e Vilës 31″, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.
Tutje, ai tha se International Dance Festival Tirana çel siparin sonte, me “Liqenin e Mjellmave” një klasik magjepsës i cili sjell në skenë elegancën dhe dramën, duke rrëfyer historinë e dashurisë së ndaluar mes Odettës dhe Princit Siegfried, mes muzikës së pavdekshme të Tchaikovsky-t. Mos mungoni!” – shkruan Gonxhja në rrjetet sociale./tema/KultPlus.com