16 Tetor, 2022 - 8:00 pm
Fotografia e cila u përzgjodh në mesin e 1500 më të mirave në konkursin e fotografisë nga Organizata Botërore e Meteorogjisë (WMO) ka shkaktuar përplasje mes fotografit Liridon Bytyqi dhe medias online Motilokal, përcjell KultPlus.
Së fundmi ka ardhur një reagim edhe nga Liridon Bytyqi, i cili ka konfirmuar përmes dy e-mailave se fotografia e përzgjedhur në konkurs, është në pronësi të tij.
Reagimi i tij i plotë:
“Një koment në lidhje me shkrimin e fundit të KultPlus.com (https://www.kultplus.com/…/perplajse-mes-motikokal-dhe…/):
Me dy e-mailet e mëposhtme, konfirmohet autorësia ime, si dhe gabimi i bërë nga vetë z. Rrecaj. Po ashtu, verifikohet e drejta ime për pjesëmarrjen në konkursin e WMO, për të cilin kam aplikuar sipas kërkesës së asaj organizate. Përtej inateve personale të disave, faktet e këtij rasti flasin për vete. Prandaj, nuk kam çka të shtoj më tepër sesa t’i zbardh këto fakte në mënyrën më transparente të mundshme.
Duke i uruar të gjitha të mirat z. Rrecaj, nuk mbaj aspak inat ndaj tij. Rëndësi ka që, në fund, e vërteta dhe drejtësia fituan”, thuhet në postimin e tij. /KultPlus.com