Lirika Matoshi, në top 30-shen e ‘Forbes’ për vitin 2022

1 Dhjetor, 2022 - 12:16 pm

Dizajnerja kosovare, Lirika Matoshi, ka hyrë në listën e 30 personave më me ndikim në fushën e Artit dhe Stilit, publikuar nga revista prestigjioze ‘Forbes’, shkruan KultPlus.

E në listën prej 30 personave, dizajnerja Matoshi është renditur e 18-ta.

“Kosovarja filloi të bënte bizhuteri në vitin 2016–duke zbukuruar geta, fustane dhe çorape me kristale–dhe duke shitur mallrat e saj nëpërmjet Etsy. Pasi fustani i saj me luleshtrydhe u bë viral në TikTok në vitin 2020, ajo ka fituar mbi 700,000 ndjekës në Instagram dhe shet drejtpërdrejt te konsumatori dhe përmes shitësve me pakicë si Nordstrom.”, thuhet në përshkrimin e Forbes për dizajneren Matoshi./ KultPlus.com

Të ngjajshme