22 Dhjetor, 2024 - 5:29 pm
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka shpërndarë një instastory në të cilën shihet edhe produkti ndriçues artistik “Leka”, i krijuar nga artistja dhe dizajnerja Fitore Syla, shkruan KultPlus.
Artistja Syla këtë javë ka hapur një ekspozitë të veçantë në KultPlus Caffe Gallery me llampa ndriçimi ‘Leka’ (pocërrka), të cilat në të kaluarën kanë qenë pjesë e familjeve shqiptare.
Një prurje e tillë artistike ka ardhur si gërshetim i tradicionales me modernen, duke sjellë një format mjaft të veçantë të ekspozitës me një eco-design, plotë ngjyra dhe ngrohtësi.
Një llampë të tillë ndriçuese duket se po sjell art dhe ngrohtësi edhe në familjen e artistes Lipa./ KultPlus.com