15 Tetor, 2023 - 9:01 am
Këto ditë ka filluar edhe shpronësimi i pronave brenda lokalitetit arkeologjik të Dresnikut që gjendet në komunën e Klinës. Janë gjithsej 6 hektarë.
Përgatitjet dhe aplikimi për Projektin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut në bashkëpunim me ekspert të fushës përmes organizatës jo-qeveritare CHWB-Trashëgimia kulturore pa kufij, kanë zgjatuar pwr më shumë se dy vite.
Ruajtja e Lokalitetit Arkeologjik të Dreznikut, është përzgjedhur një nga 6 projektet nga rajoni i Europës dhe Euro- Azisë, për tu financuar nga Fondi i Ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, raporton RTKlive.
Ministri Hajrulla Ceku bashkë me Ambasadorin amerikan Jeffrey Houvenier kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëfinacimit në një vlerë rreth 200.000 euro. Projekti do të gjasë deri në vitin 2025, kurse Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij “CHWB Kosova” do të jenë partnerët zbatues .
Gërmimet arkeologjike në Dreznik kanë filluar në vitin 2012. Duke menduar se aty është një Municipium që i përket rangut administrativ të qyteteve romake, gërmimet arkeologjike kanë zbuluar se aty është një lokacion që ka dy faza: e para i takon shekullit II-III dhe e dyta është kjo me të cilën po punohet tani. Pallati veror Perandorak ka orientim veri-jug.
Pallati ka ngrohjen qëndrore që është karakteristike e kohës te romakët dhe është i rrethuar nga mure të fortifikuara të larta mbrojtëse. Ndër artefaktet tjera janë edhe skulpturat e Venerës, 2 statuja të vogla, me fragmente të ruajtura mirë, disa monedha perandorake romake dhe qeramikë./rtk/KultPlus.com