11 Mars, 2021 - 9:30 am
Qindra mijëra nxënës të Los Angeles do të mund të rikthehen në shkollë muajin e ardhshëm, rreth një vit pas kalimit online të mësimit në SHBA për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Distrikti i dytë më i madh shkollor në SHBA është në procesin e rifillimit të shkollës, ndërkohë që ekspertët dhe prindërit nënvizojnë se të rinjtë po vuajnë këtë shkëputje të gjatë.
Parashkollorët dhe shkollat fillore në Los Angeles pritet të rihapen në gjysmën e parë të prillit, sipas një marrëveshje mes distriktit dhe një sindikate të mësuesve.
Kolegjet dhe gjimnazet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri në fund të prillit.
Marrëveshja vendos si kusht vaksinimin e personelit arsimor dhe një ulje të kufizimeve shëndetësore në Los Angeles.
Ajo duhet të miratohet gjithashtu nga komisioni i shkollës dhe anëtarët e sindikatës ”United Teachers” të Los Angeles./ atsh / KultPlus.com