22 Tetor, 2023 - 11:18 am
Sot, në moshën 70 vjeçare ka vdekur skulptori Luan Mulliqi, i cili ka realizuar bustet e shtatoret e Madeleine Albright, Fehmi Aganit, dhe Bobe Dole.
Djali i tij përmes një shkrimi prekës në facebook. Ai tha se prindin e tij do ta kujtoj kudo, përmes veprave që artisti kishte realizuar gjatë jetës së tij.
“Nuk merzitem, se e di qe permese syve te shtatoreve tuja, ki me na pa cdo dite prej parajses!
Kah te sillemi ne Prishtine, TI ki me qene me ne”, është shprehur Drini.
Ai po ashtu u shpreh se prezencën e tij do ta ndiejnë përmes shtatoreve të Madeleine Albright, Fehmi Aganit, dhe Bobe Dole.
“Do te nisim prej Pallatit te Rinsie, per me e ndi prezencen tende permes Madeleine Albright.
Do t’vazhdojme te Rilindja, me t’pershendet permes Ismail Qemalit.
Ke me na buzeqesh nga Universiteti i Prishtines, permes shtatores se Fehmi Aganit.
N’Dardani Bobe Dole do te jete aty per ne.
Njejte edhe Adem Jashari, permes syve te se cilit e di qe ke me na pa.”/KultPlus.com