21 Prill, 2023 - 9:39 pm
Doktoresha e cila vepron në Austri, Lumnije Kqiku, është nderuar me çmimin çmimin ‘Personalitet nderi me medalje të artë’ nga qyteti i Gracit, pëcjell KultPlus.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Kqiku nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Çmimin që sot u nderova nga qyteti i Grazit të Austrisë për të arriturat shkencore. “Personalitet nderi me medalje të artë”, çmim që na nderoi të gjithëve, ju dedikoj prindërve të mi, posaçërisht Ty BABË me zemër krenare, por edhe shumë të thyer, që nuk ishe në mesin tonë sot! Ju përulem denjësisht. Ehrenzeichen der Landeshauptstadt Graz in Gold widme ich meinen Eltern.”, ka shkruar Kqiku në Facebook.
Ndërkaq, më heret KultPlus ka realizuar një intervistë me doktoreshën Kqiku. Klikoni KËTU për të lexuar artikullin e plotë./ KultPlus.com