12 Prill, 2024 - 8:20 pm
Kultura dhe arsimi janë në zemër të shkëmbimeve tona qoftë në Pallatin e Brigadave rreth figurës së Kadaresë apo Kubi, kjo hapësirë që dëshiruat t’i rezervoni Francës në Piramidë.
Kështu deklaroi sot Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
“Gjithashtu gëzohem për shkëmbimet kulturore intelektuale, humanitare ndërmjet dy vendeve. Të gjitha këto përbëjnë një premtim të bukur për marrëdhëniet tona dypalëshe.
Këto vitet e fundit kanë shkuar përtej vizitave tona dhe revolucioneve të thella”, theksoi Macron.
Në përfundim të fjalës së tij Macron u shpreh se “e admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj për miqësinë dhe ndjenjat shumë të thella europiane. Marrëdhëniet tona janë të veçanta dhe kjo falë punës sonë të përbashkët”./KultPlus.com