19 Janar, 2024 - 10:28 am
Madonna është paditur nga një çift që kishte blerë bileta, për përballje me vështirësi të mëdha, në fillimin e koncerteve të saj të fundit të Brooklyn, në kuadër të “Celebration Tour”, tregojnë të dhënat një gjykate amerikane, sipas CNN.
Një padi e re kundër artistes, e ngritur të mërkurën në Nju Jork, e akuzon atë për reklama të rreme dhe keqinterpretim nga pakujdesia pasi këngëtarja filloi koncertet e saj në Brooklyn’s Barclays Center muajin e kaluar pas orës 22:30 në të tre netët, kur në biletë thuhej se koncertet do të fillonin në orën 20:30.
Padia pretendon se shumica e pjesëmarrësve të koncerteve largoheshin pas orës 01:00 çdo natë, duke u shkaktuar atyre shqetësime të konsiderueshme, përfshirë përballjen me transport të kufizuar publik, ndarje të kufizuar të udhëtimit dhe/ose rritje të kostove të transportit publik dhe privat në atë orë të vonë”.
”Përveç kësaj, shumë nga ata që kishin blerë bileta, duhej të zgjoheshin herët për të shkuar në punë dhe/ose të kujdeseshin për përgjegjësitë e tyre familjare të nesërmen”, thuhej në ankesë.
Padia citon Madonën si të paditur, së bashku me operatorin turistik dhe promovuesin Live Nation Worldwide, Inc, Live Nation M Tours dhe Brooklyn Events Center, LLC.
Padia përfshin mbajtësit e biletave për turneun e saj në të gjithë SHBA-në dhe paditësit po kërkojnë një shumë të pazbuluar në dëmshpërblim për t’u përcaktuar në gjyq.
Paditësit e përfshirë në padinë e propozuar të grupit “kërkojnë gjykim kundër të pandehurve për dëmet aktuale dhe pasojat”.
CNN ka kontaktuar me përfaqësuesit e Madonna për koment, si dhe ata për Live Nation dhe Barclays Center.
Koncertet në Brooklyn në fjalë u zhvilluan më 13, 14 dhe 16 dhjetor të vitit të kaluar dhe përbënin fillimin e pjesës së Amerikës së Veriut të “Celebration Tour” të Madonës.
Shfaqjet fillimisht ishin planifikuar për në korrik të vitit 2023, por duhej të riplanifikoheshin pasi Madonna u shtrua në spital qershorin e kaluar pasi zhvilloi një infeksion të rëndë bakterial.
Kjo nuk është hera e parë që Madonna përballet me probleme ligjore për fillimin e shfaqjeve të saj më shumë se me vonesë.
Në vitin 2019, gjatë turneut të saj teatror “Madame X”, ikona e popit u padit në mënyrë të ngjashme për fillimin e shfaqjes së saj në orën 22:30.
Ajo padi pretendonte se ndryshimi në orarin e fillimit të ”Madame X Tour” të Madonna ishte një shkelje e kontratës midis këngëtares dhe blerësit të biletës./ atsh / KultPlus.com