Magjia e qyteteve dhe fshatrave shqiptare

5 Korrik, 2020 - 10:39 am

Nëse jeni duke kërkuar për foto mahnitëse dhe një ambient të shkëlqyer, shihni qytetet dhe fshatrat me pamje magjike të Shqipërisë, shkruan Iuliana Marchian e faqes së njohur turistike fodors.com.

Malet e Shqipërisë mbulojnë pothuajse 75% të vendit dhe madje riviera kufizohet me male të pjerrëta që zbresin në një vijë bregdetare të thyer. Ky terren malor ka përcaktuar shfaqjen e qyteteve dhe fshatrave të panumërta me pamje magjike, të rrënjosura në shpatet e maleve ose kodrave me pamje fantastike.

Këtu ndodhen qytetet dhe fshatrat më piktoreske në Shqipëri.

Berati: Qyteti i një mbi një dritareve

Duke qëndruar në një mjedis të thyer malor, Berati ka fituar titullin “Qyteti i një mbi një dritareve” për numrin e madh të dritareve në kodrën e pjerrët përreth qytetit të vjetër. Në vitin 2008, qyteti është renditur si vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për shtëpitë e stilit osman dhe atmosferën e përrallave.

Tre lagjet e vjetra në Berat, Kalaja, Mangaleni dhe Gorica shfaqin banesa tradicionale me mure të bardha, çati me pllaka dhe rrugë me kalldrëm, që krijojnë një imazh ikonik të qytetit të njohur për pamjen e tij magjike.

Berati ende ka shembuj të jashtëzakonshëm të arkitekturës së vjetër që shkojnë nga lagjet historike rrëzë malit deri në kështjellën në kodër.

Qyteti i Krujës: Kryeqyteti mesjetar i Skënderbeut

Kruja, një qytet shumë i vogël jo larg Tiranës, është vendlindja e heroit kombëtar Skënderbeu, mbi 500 vite më parë. Stendat e pazarit të vjetër janë të mbushura me vepra antike dhe artizanale, tradicionale të punuara me dorë, që drejtojnë rrugën e cila të çon deri në portat e kalasë. Në pjesën e vjetër të qytetit, shtëpitë qëndrojnë rrëzë një mali ku mbizotërojnë rrënojat e një kështjelle antike me pamje nga lugina.

Merlika është një nga shtëpitë e vjetra në Krujë dhe ka ruajtuar stilin e mrekullueshëm osman. Këtu mund të qëndroni në apartamente luksoze, të hani darkë duke parë zjarrin që digjet në një sobë mesjetare ose të admironi një muzg të paharrueshëm në tarracën e jashtme.

Gjirokastra: Qyteti i gurtë

Gjirokastra u shpall qytet muze në vitet ’60 dhe fitoi titullin “Qyteti i Gurtë” për qindra ndërtesa të ndërtuara me gurë në qytetin e vjetër. Ky qytet renditet gjithashtu si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Përveç një pazari shumë aktiv në stilin osman në qendër të qytetit, ndodhen shtëpi me dy kate, me çati të bardha një atmosferë të mrekullueshme. Dikush mund të endet në rrugët e pjerrëta të shtruara me gurë gëlqerorë me orë të tëra dhe të vizitojë disa shtëpi tradicionale,

Thethit: Udhëtimi si në përralla nëpër Alpet Shqiptare

Thethi është një fshat malor në kullotat e larta të Alpeve Shqiptare në veri të vendit. Fshati është i rrethuar nga një mjedis romantik, kreshta malesh të dhëmbëzuara, ujëvara dhe burime malore të pacënuara.

Udhëtimi për të arritur këtu është mjaft aventuresk. Për të plotësuar këtë mjedis përrallor, akomodimi dhe ushqimi janë në dispozicion vetëm në shtëpi të ndërtuara me gur vendas, të drejtuara zakonisht nga familje të tilla si “Shpella Guesthouse”.

Valbona: Pushim në Alpet Shqiptare

Fshati i vogël i Valbonës është i vendosur në një peizazh të mrekullueshëm rrëzë maleve, në një kullotë të gjerë të rrethuar nga maja malesh. Është një nga vendbanimet më të largëta në vend dhe mund të mbërrini aty përmes luginës së Valbonës. Pavarësisht vendndodhjes së izoluar, ajo ruan një romancë të pakrahasueshme dhe një atmosferë unike dhe paqësore. Valbona lidhet me Thethin përmes një shtegu malor spektakolar.

Korça: Qyteti i serenatave

I njohur si “Qyteti i Serenatave”, Korça ndodhet në pjesën juglindore të vendit, shumë afër liqenit të famshëm të Ohrit. Qendra e qytetit ka pësuar rinovim urban dhe tashmë është një vend i bukur për të shëtitur dhe admiruar trashëgiminë vendase, veçanërisht lagjen e vjetër me kafene tradicionale dhe restorante elegante. Gjithashtu, lagjet në qendër të qytetit kanë sheshe piktoreske, shtëpi të bardha dhe oborre komode.

Dhërmiu: Fshati midis detit dhe maleve

Dhërmiu është i famshëm për plazhet dhe baret në bregdet. I mbizotëruar nga një manastir i vjetër magjik, fshati ka rrugë të ngushta gjarpërushe, të shtruara me kalldrëm dhe shtëpi të lara me të bardha, me oborre të vogla me hardhi. Dhërmiu është padyshim një nga fshatrat më të bukur shqiptarë, ku natyra dhe arkitektura lokale plotësojnë festivalet e plazheve dhe pushimet bregdetare.

Himara: Fryma mesdhetare e qyteteve të vogla

Ndryshe nga riviera e qytetit, fshati kodrinor dhe kështjella nuk janë të mbushura me vizitorë. I ngritur mbi një shkëmb të pyllëzuar lart mbi bregdet, fshati i vjetër ka frymën mesdhetare të qyteteve të vogla të detit Jon, një kështjellë të rrënuar me pamje të mrekullueshme të detit dhe rrugicat tërheqëse të mbuluara nga lule rozë.

Vuno: Fshati tipik bregdetar

E vërteta është se është një fshat i lezetshëm, me rrugica të ngushta, pamje të detit dhe një vend intrigues për pikat më fotozhenike të rivierës. E ndërtuar në një shpat mali, ai ka një pamje unike me shtëpi të vogla majë kodrës.

Preza: Fshati në kala

Preza është një fshat i vogël në pjesën qendrore të Shqipërisë, shumë afër aeroportit të Tiranës. Aty ndodhet një kështjellë kodrinore me mure fortifikuese, një xhami antike dhe disa ndërtesa mesjetare. Aty ndodhet një restorant elegant me një tarracë me pamje panoramike. / atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme