26 Gusht, 2019 - 9:40 am
Majlinda Kelmendi e ka nisur mbarë kampionatin botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.
Majlinda Kelmendi është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos, që është duke u mbajtur në Japoni.
Xhudistja pejane triumfoi ndaj polakes Agata Perencin në kategorinë e 52 kilogramëve.
Majlinda rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin e mposhti xhudisten meksikane, Luz Olvera.
Ndërkohë, në çerekfinale ajo do të përballet me japonezen Ai Shishime.
Kujtojmë se dje Kosova e fitoi medaljen e parë në këtë kompeticion me anë të Distria Krasniqit, që u stolis me medaljen e bronztë. /KultPlus.com