24 Tetor, 2019 - 6:45 pm
Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje të artë në Grand Slam-in e xhudos në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kelmendi ka mposhtur italianen, Odette Giuffrida në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Lajmin për fitoren e Kelmendit e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka në një postim në rrjetin social, Facebook.
” Sot po festojmë me të artën!”, ka shkruar Kuka në Facebook. /KultPlus.com