Mamaja nuk është më, babai mjellmë kujdeset për të vegjlit

7 Qershor, 2021 - 7:55 pm

Disa ditë pasi një mjellmë ndërroi jetë në një park të Bostonit, fotografi amator Matthew Raifman, realizoi një fotografi mallëngjyese të babait mjellmë që kishte marrë në kurriz të vegjlit. Kjo fotografi tani është shpallur një prej më të mirave të vitit.

“Ndjeva ngjashmëri në këtë histori, pasi e di mirë çfarë do të thotë të jesh një baba i ri, në vështirësi”, tha Raifman për CNN. Ai dhe bashkëshortja kanë një fëmijë 20-muajsh, me të cilin Raifman thotë se është shumë i lidhur. “Ky baba po merr përgjegjësi përballë një sfide në të cilën e ka vendosur jeta”.

Autoritetet amerikane ekzaminuan trupin e pajetë të mjellmës nënë për të gjetur shkaqet e vdekjes, por nuk arritën në ndonjë përfundim./a2/ KultPlus.com

Të ngjajshme