27 Prill, 2023 - 10:00 am
Akademia e Klubit Manchester City dhe shkolla e tij e futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto me fanellën e firmosur nga lojtarët e skuadrës angleze Manchester City.
Marrëveshja u firmos ditën e djeshme. Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.
“Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën”, u shpreh dje Rama. / atsh / KultPlus.com