3 Gusht, 2020 - 12:32 pm
Ngjarja e rëndësishme e bienales evropiane të artit bashkëkohor, “Manifesta 2022” nikoqir i të cilit do të jetë Prishtina, është në kërkim të koordinatorit të përgjithshëm, njëherit pozitës më të lartë në këtë ngjarje, përcjellë KultPlus.
Afati për t’u bërë pjesë e ekipit të kësaj ngjarjeje me rëndësi për kulturën është deri më 30 gusht. Koordinatori i përgjithshëm do të ketë përgjegjësinë e organizimit dhe menaxhimin e “Manifesta 14 Prishtina”. Gjithashtu detyrë e koordinatorit do të jetë edhe administrimi i organizatës, monitorimi i procedurave të tenderimit dhe respektimin e rregulloreve të punës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli ka njoftuar se “Manifesta 14 Prishtina” është në kërkim të një personaliteti fleksibël me prapavijë të fortë organizative si dhe dikë që është në gjendje të punojë në mënyrë efektive në një mjedis dinamik. Basholli ka njoftuar se afati për aplikim do te jetë i hapur deri ne 30 gusht të këtij viti.
Më shumë informata mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: https://manifesta.org/…/manifesta-14-prishtina-is-looking…/…