30 Tetor, 2022 - 11:10 am
Përgjatë dy ditësh në kuadër të kësaj ngjarje tradicionale janë zhvilluar aktivitete të shumta në sferën e kulturës dhe shkencës, siç janë ekspozita e veshjeve tradicionale të Zymit, ekspozita e demonstrimit të gatimve tradicionale, promovimi i veprave të ndryshme, tribuna shkencore dhe orë letrare.
Të pranishëm ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, profesorë, studiues dhe banorë të Hasit.
Ministri Çeku në fjalën e tij ndër të tjera bëri të ditur që Qeveria e Kosovës dhe MKRS-ja qëndrojnë pranë të gjithë atyre që punojnë më zell e përkushtim për ta ruajtur traditën tonë, ndërsa përgëzoi organizatorët për punën që kanë bërë në realizimin e këtij manifestimi.
“Takimet e Gjeçovit” është mbështetur nga Ministria e Kulturës.