Margariti: Europa trashëgimia dhe e ardhmja jonë

29 Shtator, 2023 - 11:30 pm

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministrja e Kulturës, Elva Margariti prezantoi programin “EUROPA KRIJUESE”.

“Europa është trashëgimia dhe e ardhmja jonë dhe në këtë të ardhme që i përket familjes europiane ne do të shkojmë me të gjithë pasurinë tonë kulturore, por edhe me potencialin tonë krijues”, bëri të ditur Margariti, gjatë një takimi të mbajtur sot në Tiranë.

Përmes këtij prezantimi, sipas Margariti, hapet sipari i një kalendari të ngjeshur takimesh në të gjithë vendin, duke synuar që asistenca t’u vijë në ndihmë artistëve, profesionistëve kulturorë dhe audiovizualë, si dhe organizmave publike dhe private, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e arteve skenike, arteve të bukura, botimit, filmit, televizionit, muzikës, arteve ndërdisiplinore, trashëgimisë dhe industrisë së videolojërave.

“I ftojmë që të aplikojnë pranë këtij programi për mbështetje financiare dhe shpresojmë që numri i projekteve fituese të aplikantëve shqiptarë në këtë program të jetë gjithmonë në rritje”, vuri në dukje ajo. /ATSH /KultPlus.com

Të ngjajshme