21 Shtator, 2020 - 4:26 pm
“Më shumë hapësira të dedikuara për fëmijët, por edhe më shumë edukim dhe njohje me trashëgiminë kulturore”.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e pranishmenë aktivitetin “Dizajni dhe Trashëgimia fuqizojnë Komunitetin” të organizuar nga CHËB, mbështetur nga Ambasada Holandeze e Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës, ministrja Margariti theksoi se, “prania e aq shumë fëmijëve që luanin mes strukturash kartoni, që në të vërtetë simbolizonin një copëz nga qyteti i tyre, na bën edhe më tepër të përgjegjshëm, që qytetin ta vëmë në shërbim të tyre”, u shpreh Margariti.
“Më shumë hapësira të dedikuara për ta, por edhe më shumë edukim dhe njohje me trashëgiminë kulturore”, theksoi ajo.
“Pranëvënia e aktivitetit “Dizajni dhe Trashëgimia fuqizojnë Komunitetin” pranë Mozaikut të Tiranës e bënte edhe më domethënës këtë aktivitet. Një gjetje e goditur nga organizatorët CHËB, mbështetur nga Ambasada Holandeze e Bashkia e Tiranës e me shumë dëshirë edhe nga Ministria e Kulturës. Le të jetë kjo ndalesa e parë drejt qytetesh të tjera”, u shpreh ministrja Margariti./ atsh/ KultPlus.com