22 Nëntor, 2024 - 10:02 pm
Gazetari i Top Channel Marin Mema u shpall qytetar nderi i Tropojës.
Vendimi është marrë me votë unanime nga të gjithë përfaqësuesit e forcave të ndryshme në Këshillin Bashkiak.
Kryetari i Këshillit Bashkiak lexon motivacionin.
Marin Mema: Kombi duhet çdo ditë. Kombi nuk duhet vetëm për festa. Kombi duhet çdo ditë, për Kombin duhet punuar çdo ditë, për Kombin duhet të jemi të bashkuar pavarësisht ndasive, ngjyrave të gjithsecilit. Janë disa çështje që janë me të rëndësishme. Janë disa çështje që na bashkojmë të gjithëve. Të ecim bashkë dhe të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë bashkë… sepse në fund të ditës aty jashtë në çdo qytet të Shqipërisë do t’i vuajnË problemet apo të mirat njësoj fëmijët e gjithësecilit prej nesh.
Autori i cikleve “Gjurmë Shqiptare” dhe “Shqipëria Tjetër” Marin Mema, mban titullin qytetar nderi në disa qytete në Shqipëri. Kosovë dhe Maqedoni të Veriut./TopChannel/KultPlus.com